Rakacolli: Nuk jemi të kënaqur me shifrat, nuk ndryshon ora policore

Në përditësimin e sotëm nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve, zvendës ministrja Mira Rakacolli bëri me dije se bazuar në shifrat e bëra publike situata mbetet e qëndrueshme për uljen e lehtë të incidencës, numrin e vdekjeve si dhe shtrimet në spital.

Megjithatë shifrat nuk janë aty ku duhet të jenë, prandaj masat e propozuara për tu rishikuara për momentin nuk do të ndryshojnë. Si pasojë, ora policore, mbyllja e lokaleve apo dhe hapja e universiteteve nuk është e mundur.

I vetmi lehtësim masash do të jetë për maturantët të cilët do të rikthehen në klasa për tu bërë gati për  provimet.

 


Shtuar 31.03.2021 14:51