Ditën e sotme PS ka dorëzuar në Presidencë sipas nenit 96, shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.
Ky formalitet, që tashmë ka mbërritur në Presidence vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli qeverinë e 3 të tij për të qeverisur shqiptarët në 4 vitet në vijim.
Rikujtojmë se kryeministri Rama nis më 10 shtator mandatin e 3 qeverisës, një rekord i vendosur për herë të parë ndërkohë që ka shprehur hapur dëshirën dhe qëllimin për një mandat të katërt.
Neni 96 i Kushtetutës:
1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
2 . Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri. 4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan
Kuvendin.
Emrat e kabinetit qeverisës së mandatit të tretë të kryeministrit Rama:
Ministria e Rindërtimit dhe zv.kryeministër Arben Ahmetaj
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtes Niko Peleshi
Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja
Ministrai e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministria e Ekonomisë Delina Ibrahimi
Ministria e Infrastrukturës dhne Energjisë Belinda Balluku
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Kulturës Elva Margariti
Ministria e Turizmit Mirela Kumbaro
Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit Evis Kushi
Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali
Ministre Shteti për Sipërmarrjen Edona Bilali
Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi
Ministre Shteti për Standardet dhe Cilësinë Milva Ikonomi /albeu.com/