Policia shkon ta arrestojë, Alqi Bllako “zhduket”

Duket se nuk ka asnjë shenjë nga arrestimi i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako.

Sipas burimeve, bëhet me dije se policia pasi ka shkuar në banesën e Bllakos, në zonën e Tiranës së Re, për ta arrestuar, ish-deputeti nuk ka rezultuar në banesën e tij.

Kujtojmë se GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me brug”, pas kërkesës së SPAK, lidhur me aferën e inceneratorëve./albeu.com/

 


Shtuar 31.03.2022 22:47