Policia nxjerr foton: Gjendet i mituri në Tiranë, nuk mban mend banesën

Një i mitur është gjetur nga policia në Terminalin e Jugut dhe nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin. /albeu.com/

 


Shtuar 8.05.2021 16:59