Policia gjermane shoqëron Ramën në rajon

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani.

Der Spiegel shkruan se Rama është shoqëruar nga efektivët në bordin e avionit të Lufthansa, pasi nuk kishte vendosur maskën anti-covid. Pasagjerët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, rrëfejnë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë.

Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2021./albeu.com

 


Shtuar 15.04.2022 15:00