EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Shkodër, raporton albeu.com.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person i identifikuar si Nikolin Hubaj, 54-vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dy plumba në këmbë,

Ngjarja ka ndodhur në afëri të Shkollës Pyjore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 10:38