Policia bën me dije se është plagosur me armë zjaeri një 25-vjeçar në Lezhë, pas një konfikti për motive të dobëta.
Blutë e Lezhës kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/ Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com