EMRI/ Plagosje me armë në Velipojë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë, Lezhë. Burime për Albeu.com bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.

I plagosuri, 48 vjeç, Pjerin Bushtulli, ka marrë një plumb në bark.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje./albeu.com

Njoftimi i policisë:

Velipojë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve./albeu.com