Plagosi me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim 29 vjeçari në Kuçovë

Një 29 vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 25 vjeçar në Kuçovë për motive të dobëta.

Polilia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Njoftimi i Policisë:
Kuçovë
Plagosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 21.07.2021 09:29