Plagoset një person në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku mësohet se është plagosur një person.

Bëhet me dije se në rrethana ende të paqarta, 42 vjeçari Klodian Petraq Toska është plagosur me thikë.

Raportohet se 42-vjeçari ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa për momentin nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen.

 

 


Shtuar 31.05.2021 18:58