E FUNDIT/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Durrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një  person ende i paidentifikuar nga policia ka lënduar me thikë një 18-vjeçar, banues në Tiranë.

Pas ndihmës mjekësore, i riu njoftohet se është larguar për në banesë ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.08.2021, rreth orës 23:00, një person ende i paidentifikuar ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/