Përplasje fatale, aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur një makinë me drejtues T. D., 53 vjeç e përplasi.

Goditja ishte fatale për të moshuarin që ndërroi jetë në vend. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.12.2021 08:54