E FUNDIT/ Përfundon mbledhja e grupit të PS, djali i Aqif Rakipit arrin të “mbijetojë”

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Duket se ende nuk ka një vendim për fatin e djalit deputet të Aqif Rakipit, Orlando Rakipi, pasi babai i tij u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani në mbledhje u fol kryesisht për zgjedhjen e presidentit të ri dhe u bënë propozimet përkatëse nga secili deputet.

Propozimet u bënë përmes zarfeve të hedhura në kuti, të cilët përmbanin tre emra./albeu.com/

Shtuar 19.04.2022 12:15