Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë

Një pallat në Tiranë është përfishtë pak më parë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e 6 në një prej pallateve në rrugën e Dibrës.
Sipas policisëm nuk raportohet për probleme te banorët, teksa ka dëme materiale.
Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për mobilizimin e situatës.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.


Shtuar 2.05.2021 17:28

Tags: ,