Edhe pse janë më shumë se 1563 QV nga 5199 gjithsej pa u numëruar, fituesi i këtyrë zgjedhjeve është i qartë.
Partia socialiste deri më tani me 72 mandate është fituese e qartë e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në Shqipëri.
Duke marrë parasysh, ofertën e Tom Doshit për t’ju bashkëngjitur PS me 3 mandatet e tij, PS ka siguruar deri më tani 75 mandate duke e lënë opozitën me 65 mandate.
Ku po vazhdon beteja?
Demokratët shpresojnë të rikuperojnë në Durrës dhe Tiranë. Por edhe në këto dy qarqe diferenca PD-PS është e madhe dhe ndryshimi është i largët.
Edhe në rast se PD ia del ti marrë Pandeli Majkos mandatin e 19-të, sërish shumicën e ka të parealizueshme përballë rezultatit të dobët të LSI.
Një tjetër mandat është në lojë në Durrës që kërkohet të merret nga PD, duke e ulur rezultatin në Durrës në 7 me 7 nga 8 me 6 që është momentalisht.
Por, disfata e thellë e demokratëve në disa qarqe kryesore në jug të vendit, si Fier, Vlorë, Gjirokastër, e Berat, nuk mund të kompesohet me 2 mandate në Tiranë dhe Durrës. /albeu.com/