Pas kokës gjendet trupi i dekompozuar në Sarandë

Mbrëmjen e djeshme një kokë njeriu u gjet e groposur në fshatin Xarrë të Sarandës nga banorët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Sakaq, policia vijoi kontrollet dhe ditën e sotme ka gjetur edhe një trup pranë vendit ku u gjet koka, e cila kishte ende inde të buta dhe ngjarja kriminale dyshohet se ka ndodhur kohët e fundit.

Policia dërgoi mbetjet ditën e djeshme në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore por ende nuk ka një përgjigje se kujt i përkasin.

Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për Leonard Thodhorin dhe Fatmir Sulovarin, dy personat e zhdukur në Sarandë në mënyrë misterioze në prill të vitit 2023.

Sakaq, ditën e sotme policia ka shtuar forcat në vendin e ngjarjes. Ekspertët dhe mjeku ligjor po kryejnë veprimet e para./albeu.com


Shtuar 15.11.2023 12:14