Shtetasi Aldi Rama ka tentuar ti japë fund jetës së tij pas shumë orë ndjekjesh nga forcat RENEA në pyjet e Lezhës.
Burimet bëjnë me dije se forcat e policisë e kanë gjetur në gjendje të rëndë por me shenja jetë pasi ka tentuar vetëvrasjen.
Mësohet se ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po i jepet ndihma e parë ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë.
Aksioni për kapjen e tij ndodhi pasi vrasjes me armë të nënkomisarin e Lezhës, Saimir Hoxha.
Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.
Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.
RRETHANAT E VRASJES:
Oficeri i policisë, Saimir Hoxha shefi i krimeve dhe një efektiv tjetër i Lezhës, i janë afruar makinës së autorit, për të ushtruar një kontroll mbi bazën se kanë të bëjnë me një person të dyshimtë, por menjëherë ka qëlluar Aldi Rama duke lënë të vdekur policin. Oficeri i policisë ka qenë me jelek identifikues të punonjësit të policisë, por jo me antiplumb.
Autori është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, ka braktisur makinën rreth 1 km nga vendi ku qëlloi. Forcat RENEA kanë lokalizuar autorin në zonë dhe me mjetet speciale, një helikopter që patrullon gjatë gjithë kohës në zonë dhe një qen special po punon për kapjen e 21-vjeçarit, ndaj të cilit është vënë edhe një shpërblim prej 20 mijë euro kush jep informacione për të.
KUSH ËSHTË ALDI RAMI:
Aldi Rama i cili po kërkohet nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012.
Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për të parë i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin.
Ai u akuzuar për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. Ai gjithashtu u kallëzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike, por që më pas kjo çështje u pushua nga gjykata. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /albeu.com/