Momentalisht sapo ka nisur takimi mes ministrave të jashtëm të Rusisë e Ukrainës, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba.
Takimi po mbahet në Antalya të Turqisë dhe prezent është edhe ministri i jashtëm Turk Cavusoglu.
Takimi ishte i planifikuar për në orën 10:45 me orën lokale ose (08:45 me orën shqiptare).
Takimi ka nisur me disa minuta vonesë. Ky takim pritet të zgjasë rreth 90 minuta.
Takimi është pas dyerve të mbyllura, por të paktën njëqind gazetarë janë grumbulluar në sallën e pritjes./albeu.com/