Policia ka vënë në pranga 8 shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se të arrestuarit janë vënë në pranga për vjedhje, plagosje, dhunë në familje dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. N., 41 vjeç, pasi në një stacion autobusi i ka vjedhur telefonin shtetases S. P., 20 vjeçe.
Gjithashtu nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:
– Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B.;
– Më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.;
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 41 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me grushte 3 shtetase.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. I., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– N. M., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa lejen përkatëse;
– F. Xh., 47 vjeç; A. Gj., 52 vjeç dhe Xh. V., 61 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.