Nesër nis vaksinimi për farmacistët në Tiranë

Nga dita e nesërme në Tiranë nis vaksinimi i farmacistëve. Lajmi është bërë i ditur nga “Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë”.

Në një njoftim në Facebook, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë ka postuar një formular që mund të plotësohet nga të gjithë farmacistët që kanë dëshirë të vaksinohen me të gjitha të dhënat e nevojshme.

Postimi:

“Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit.”- njoftohet në facebook.

 


Shtuar 6.04.2021 17:19