4 ditë nga El Clasico, Barcelona provokon keq Realin (FOTO LAJM)

Edhe 4 ditë na ndajnë nga El Clasico. Të dyja ekipet luftojnë për kreun teksa Barcelona mban vendin e 2-të me 65 pikë, vetëm një pikë larg kreut që mbahet nga Atl Madrid, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, Reali mban vendin e 3 me 63 pikë, 3 pikë larg kreut.

Katalanasit postuan një mesazh reklamues jashtë “Santiago Bernabeut”, me në sfond lojtarët, Pedri dhe Frenkie De Jong bashkangjitur me mesazhin Ganas De Clasico që përkthehet “Mezi presim El Clasicon”.

Duket se klubi po përdor të njëjtën hapësirë ​​reklamash që presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta përdori në dhjetor pak pasi konfirmoi se ai ishte në garë për zgjedhjet në Camp Nou. /albeu.com/

 


Shtuar 6.04.2021 17:12