Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Gazment Kurmaku 50 vjeç nga Elbasani.
Ai u godit pesë ditë më parë nga një klient në një kompleks në qytetin e Elbasanit pas sherrit dhe prej ditësh ishte në vdekje klinike në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi për motive të dobta, pas një konflikti të momentit për rezervimin e një tavoline.
Ndërkohë bëhet me dije se autori i ngjarjes është ende i lirë. Policia po punon për prangosjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com