Mori rryshfet për pacienten me COVID-19, lirohet nga burgu Tirja

Tire Alldervishi, sanitarja në Spitalin “Shefqet Ndroqi” që mori rryfhset nga vajza e një prej pacienteve me koronavirus, është liruar nga burgu.

Ndaj Tires është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kutojmë se Tirja i ka marrë 8 milion lekë vajzës së një pacienteje me COVID-19 te Shefqet Ndroqi.

Alldervishi u arrestua pas denoncimit të bërë nga vajza e së ndjerës, ku vetë ajo ia kishte dhënë lekët për t’i shërbyer të ëmës.

Ka qenë vetë sanitarja e cila i ka shkuar pranë vajzës duke iu prezantuar si infermiere shtetases Eltjana Sinanaj për t’i futur telefonin në spital për të komunikuar me mamanë e saj.

Më pas, Tirja ka vijuar të kërkojë shuma të tjera parash duke kapur vlerën e 8 milion lekëve./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 11:34