Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga Kreu i Shtetit Ilir Meta.
Von Der Leyen do të takojë liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor para samitit të 6 tetorit që do të mbahet mes BE dhe Këtyre vendeve.
Presidentja e nisi udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të pritet Presidenti Ilir Meta. Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019./albeu.com