Mes dramës dhe spektaklit, Hollanda “thyen” në limit Ukrainën (VIDEO)

Një ndeshje me plot emocione përfundoi sfida mes Hollandës dhe Ukrainës, shkruan Albeu.com.

Tulipanët vuajtën jo pak për të dalë me 3 pikë të plota duke fituar në limit.

Pas një pjese të parë pa gola, duhet të vinte minuta e 52 kur Hollanda të zhbllokonte shifrat me Ëijandum, ndërsa 7 minuta më vonë vendasit dyfishuan me Weghorst.

Por Ukrainasti befasuan duke barazuar shifrat teksa realizuan 2 gola me Yarmolenko dhe Yarmechuk.

Megjithatë, goli i fitores për Hollandën erdhi 5 minuta nga fundi me autor Dumfries.

Ndërkohë, ndeshjen e radhës Hollanda luan përballë Austrisë, ndërsa Ukrina përballë Maqedonisë. /albeu.com/


Shtuar 13.06.2021 22:54