Një 20-vjeçar është marrë peng në Krujë.
Ai është marrë peng nga një 22-vjeçar dhe ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një zonë të pyllëzuar në Krastë.
Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet, nga Policia e Krujës, operacioni policor i koduar “Krasta”.
Dhunoi në një zonë të pyllëzuar në Krastë një 20-vjeçar, duke i hequr në mënyrë të paligjshme lirinë për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Fushë-Kruja.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, më marrjen e njoftimit se një 20-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një person ende i paidentifikuar, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi D. H. i ka mërrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.
Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë”./albeu.com/