VIDEO/ Me valixhe me drogë drejt Malit të Zi, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Malësisë së Madhe ka vënë në pranga tre persona dhe ka sekuestruar 17 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grizhë” në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);
  2. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);
  3. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./Albeu.com/


Shtuar 25.03.2023 09:28