Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore, kalon natën në spital

Mbretëresha Elizabeth II nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, marrë nga BBC.

Ajo e kaloi natën e së mërkurës në spital për kontrolle paraprake mjekësore dhe tani është kthyer në Kështjellën Windsor.

Pallati Buckingham njofton se mberëresha aktualisht është “me humor të mirë”.

“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha u dërgua në spital të mërkurën pasdite për disa kontrolle mjekësore, për t’u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë sot dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. /albeu.com/


Shtuar 21.10.2021 23:40