Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës.
Automjeti me targa italiane ka përplasur një motoçikletë, ndersa mesohet se i riu që drejtonte motoçikletën është në gjendje të rëndë, ndërkohë automjeti drejtohet nga një grua.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:26, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një mjet tip “Smart” me drejtuese shtetasen F. F, është përplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin A. S. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.