Makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë në Kurbin, ndërron jetë rrugës për në spital

KURBIN– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Prespës” pranë fshatit Adriatik.

Një makinë ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës.

Për fat të keq 35-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia e Kurbinit po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit./Albeu.com.


Shtuar 31.05.2023 14:40