Lirohet nga burgu Ballist Morina

Sot është zhvilluar seancë gjyqësore për Ismail Morinën, i njohur si Ballist Morina. Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të lërë të lirë Morinë.

Ballist Morina u arrestua më 25 maj të këtij viti nga policia e Kukësit, teksa po vinte nga Kosova pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Në një vendim të Gjykatës së Durrësit më 31 maj, u vendos që dënimi t’i konvertohej në shërbim prove. Tashmë ai është lënë i lirë.

Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd. /albeu.com