“A planifikoni të mbeteni shtatzënë”, pyetja e pazakontë që formularin që plotësuan mësueset para vaksinimit

Procesi i vaksinimit ka hasur në një refuzim masiv nga mësuesit, të cilët ndihen të frikësuar lidhur me efektet anësorë që vaksina e AstraZeneca mund të ketë në organizmin e tyre.

Kjo frikë lidhet me faktin se kompania është në hetim për shkak të disa rasteve që kanë gjetur vdekjen nga mpiksja e gjakut pas vaksinimit.

Mësueset që kanë plotësuar formularin para vaksinimit, janë pyetur edhe nëse planifikojnë që të mbesin shtatzënë, ose nëse janë shtatzënë, gjë që ka ngritur edhe më shumë dyshimet lidhur me sigurinë që iu ofron kjo vaksinë.

Kujtojmë se procesi ka nisur që nga e shtuna, ndërsa st Manastirliu ka shkuar në Fier. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 12:43