E njihni? Ka bërë ndryshimin drastik, shqiptari bëri gjestin patriotik për të cilin foli gjithë bota 8 vite më parë (FOTO LAJM)

Ismail Morina i njohur si Ballist Morina ka dhënë së fundi një intervistë për gazetarin Adi Krasta, ku ka folur edhe për flamurin me mbishkrimin “Autochthonous”, që e kishte lëshuar në Beograd gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Por, ajo që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë ndryshimi në pamje i Ballistit. Krahasuar me fotot e para disa vitesh, ai nuk njihet.

Ballisti ka prerë kaçurrelat që e karakterizonin dhe ndryshimi të lë pa fjalë.

Kujtojme se ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa më pas u transferua në Durrës. Ismail Morina u vu në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje. Por lirimi i tij ndodhi ne pak dite.