Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqellarë.
Një grua e moshës 44-vjeçare ka qëlluar me thikë vjehrrën e saj.
Burimet bëjnë me dije se vjehrra ka humbur jetën ndërkohë autorja e krimit të rëndë është vënë në pranga nga policia.
NJOFTIMI I POLICISE:
Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet në flagrancë nga policia 44 vjeçarja.
Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:
M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./albeu.com/