Kërkoi dorëheqjen e Bashës, flet për herë të parë Bujar Nishani

Humbja e bujshme e zgjedhjeve nga opozita nuk kaloi pa kritika nga demokratët të cilët pësuan zhgënjimin e 3-të në radhë me në krye Lulzim Bashën.

Një ndër zërat kritikë është edhe ish-presidenti Bujar Nishani i cili kërkoi publikisht dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Mbrëmjen e sotme, Nishani ka zbuluar pse kërkon dorëheqjen e Bashës pas zgjedhjeve ku Rama mori 74 mandate i vetëm për qeverinë e ardhshme.

Pjesë nga biseda:

Bujar Nishani: Unë kam pritur që të mbaronte numërimi. Gjithçka u kuptua që në tetë orarëshin e parë. Kur ka fitore, fituesi nuk gjykohet, kur ka humbje, pritet të mbarojë numërimi. Më pas 24 orë ka reflektim nga lideri dhe para deklaratës së Bashës nga ana ime nuk ka bërë asgjë. Dje Bahsa pranoi rezultatin e zgjedhjeve. BE pranoi rezultatin, OSBE-ODIHR. Nëse PD-ja u thotë shqiptarëve me gjysmë zëri se ne nuk i njohim zgjedhjet, kjo është e papranueshme. Më vjen shumë keq. Unë e kam denoncuar modelin e Ramës më fort se Basha.

Çim Peka: Nëse keni prova se zgjedhjet janë manipuluar dhe nga ana e ambasadorëve u kërkohet që të njihen zgjedhje ç’do të bëni?

Bujar Nishani: Nëse kam prova, abdolutisht që nuk do t’i pranoja zgjedhjet.

Çim Peka: Edhe nëse do ta kërkonin ndërkombëtarët?

Bujar Nishani: Sigurisht. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 21:23