I zhdukur prej ditësh, gjendet kufoma e 29 vjeçarit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 13.06.2021 22:15