Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Velipojë, ku pas përplasjes për disa shazlongë mbetën të vrarë 4 shtetas dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Për këtë ngjarje ka folur Hasan Ferracaku i cili mbeti i plagosur për këtë ngjarje.
Ai ka deklaruar se fillimisht ka ndodhur një përplasje tek shezlongët dhe më pas janë nisur drejt hotelit Gocaj, për t’u sqaruar. Ai ka deklaruar se debati mes tyre është acaruar dhe kanë përfunduar duke përdorur armët.
Hasan Ferracaku nuk pranon për asnjë moment që ka qëlluar, ndërsa krijon edhe një alibi për të vëllanë e ndjerë, duke pretenduar se kishte pasur qëllim vetëm vetëmbrojtjen.
Dëshmia: Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlongët. Na i kishin vendosur shezlonget në vendin tonë. Pas debatit shkuam në hotel Gocaj për sqarim dhe iu thamë që të gjejmë një marrëveshje. Këtë vit ishte e drejta jonë, ata i vunë shazlongët. Ne kishim këtë të drejtë pas aplikimit që kemi bërë. Biseda u acarua dhe u përdorën edhe armët. /albeu.com/