EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari shqiptar

Një 45-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte dënuar me 20 vite burg.

I ekstraduari është shtetasi Elvison Dimo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Ka qenë Gjykata e Fierit që ka vendosur 20 vite burg për Dimon në vitin 2009. Ekstradimi i tij është bërë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet greke.

Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 1997, kur Dimo ka vrarë me armë zjarri Sabri Bregasi. Shkak është bërë një borxh prej 2 mijë dollarë që viktima i kishte babait të Dimos.

Njoftimi i plotë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim.

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Elvison Dimo, 45 vjeç.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B./albeu.com/


Shtuar 3.02.2022 16:19