Përmirësimi i situatës së Covid-19, Rakacolli: Hiqet ora policore në vend

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar masat anti-Covid në vend. Zv/ministrja Mira Rakacollli është shprehur se duke filluar nga nesër (3 mars 2022), ora policore do të hiqet dhe rekomandim vaksinimi nga mosha 12 vjeç.

“Kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike. Niveli i masave vijon të mbetet e tillë:

Të infektuarit të izoluar për 5 ditë.

Vaksinimi është i këshillueshëm nga mosha 12 vjec për të gjithë fëmijët.

Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e vaksinës.

Në aeroporte, vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që do vijojnë të mbajnë maskën.

Maska do të mbahet në të gjitha ambjentet e mbyllura.

Në fuqi mbetet masa me 30 % të kapacitetit.

Ora policore hiqet.” tha Rakacolli./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 11:14