Të njëjtët autorë, maskat grabisin dy kishat në Fier

Një grabitje ka ndodhur në Fier. Burimet bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuat kanë grabitur Kishën e Shën Gjergjit në Liboshfë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë. /albeu.com/

 


Shtuar 23.05.2021 11:23