EMRI/ Gjendet pa shenja jete një holandez në Sarandë

Policia bën me dije se sot në Sarandë është gjetur pa shenja jete një holandez që banonte prej 3 vitesh në Shqipëri. Sipas bluve të qytetit bregdetar, holandezi i identifikuar si  Jioan Val Whik, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve./albeu.com


Shtuar 10.06.2022 18:56