Një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj nga të afërmit në fshatin Goriçan të Beratit.
Shtetasja SH.D, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një kontakti me rrymën elektrike.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com