Gjendet një burrë i vdekur në Tiranë

Një trup i vdekur është gjetur pak minuta më parë në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se një kufomë e seksit mashkull, 45 vjeç, është gjetur në Qytet Studenti.

Deri më tani raportohet për një vdekje nga arresti kardiak.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 23.06.2021 20:27