E FUNDIT/ Gjendet i vdekur në shezlong një turist në Vlorë

Gjatë mesditës së sotme një turist është gjetur pa jetë në një shezlong në Radhimë të Vlorës.

Dyshimet paraprake janë se 49-vjeçari nga Korça mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh.,  49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 12.07.2021 13:42