Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në Tiranë. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet kanë nisur për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com