Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në pus.
Policia bën me dije se paraditen e sotme, rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç.
Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus, pasi ka qenë duke punuar.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.