Ekzekutohet shqiptari në Greqi, i dënuar më herët si anëtar i organizatës kriminale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Paleo Faliro në Greqi, ku një 60 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri.

Mediat helene raportojnë se 60-vjeçaringa Shqipëria ishte pranë një pallati në rrugën Atlas, kur është qëlluar me armë.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve që kishte marrë në gjoks nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu mediat raportojnë se 60-vjeçari shqiptar ka qenë më herët i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike dhe falsifikim.


Shtuar 30.11.2023 21:51