E zunë pllakat e mermerit poshtë, ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mesditën e sotme.

Një 52-vjeçar ka humbur jetën pasi e kanë zënë poshtë pllakat e mermerit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.15.

“Dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/ 


Shtuar 3.08.2023 12:28