Bie aksidentalisht në pus, humb jetën i moshuari në Durrës

Një 81-vjeçar në Durrës ka rënë aksidentalisht në pus dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rrth orës 23:30 në fshatin Katund i Ri.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është  gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 08:08