E rëndë në Dibër, 26-vjeçari vret me thikë vëllanë e tij

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Dibrën, ku vëllai ka vrarë më thikë vëllanë. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pas mesnatës në Maqellare, ku 26-vjeçari me iniciale F.T në rrethana ende të paqarta ka qëlluar me thikë për vdekje vëllain e tij 23 vjeç.

“Rreth orës  00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T.,  26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin,   B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, thotë policia.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Shtuar 29.04.2021 08:10

Tags: ,